Në univers ka 36 qytetërime të tjera, po nuk komunikojmë dot

0
271

Mund të jenë të paktën mbi 30 civilizime inteligjente në Rrugën e Qumështit. Kjo është hipoteza që hidhet nga ekspertët në revistën Astrophysical Journal.

Si kriter parësor merret pikërisht analogjia e jetës në Tokë, ku civilizimi u zhvillua të paktën 5 miliardë vjet pas krijimit të yllit mëmë, në këtë rast të Diellit.

Mirëpo, si Toka ka dhe mijëra planetë të tjerë në galaktikën tonë. Por nga përllogaritjet shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se janë të paktën 36 brenda Rrugës së Qumështit që kanë jetë dhe të zhvilluar.

Por përse atëherë nuk komunikojmë dot? Ekspertët shpjegojnë se në rreth 100 vjet arrijmë të dërgojmë sinjale në hapësirë. Mirëpo këto sinjale, maksimumi udhëtojnë me shpejtësinë e dritës, dhe sot ndodhen vetëm 125 vite dritë larg.

Ndërsa nga kalkulimet e imtësishme rezulton se civilizimet nga njëra anë e galaktikës sonë në tjetrën, janë larg të paktën 17 mijë vite dritë.

Pra që të jemi të vetëm në univers duket gjithnjë e më e pamundur shkencërisht, dhe duket se ndasia kryesore janë thjesht problemet në mënyrën e komunikimit.

© SYRI.net