Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi objektivin e nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare para fundit të këtij viti.
Ursula von der Leyen tha disa herë se Shqipëria I ka kryer detyrat tani e ka radhën Brukseli.
Pyetje: A jeni e mendimit se duhet një ndarje mes Maqedonisë dhe Shqipërisë sa I takon çeljes?
Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencës së parë qeveritare. Ju keni kryer detyrat tuaja. Kemi kërkuar shumë prej jush, Ju keni kryer e ne do të bëjmë gjithçka të tejkalojmë pengesat dhe kjo nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit. Dua të jem e qartë. Shpresoj që të nisim me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të këtij viti.
Nga ana e saj kryeministri Edi Rama u shpreh i rezervuar duke nënvizuar se nuk vë më bast për asnjë datë dhe asnjë afat.
Nuk vë bast më për asnjë datë dhe asnjë afat. Pres me qetësi të plotë si rasti kur ndodh dhe si rasti kur nuk ndodh. Jemi përgatitur disa herë për dasëm e krushqit nuk janë paraqitur. Tani ne nuk përgatitemi më për dasmë por thjesht vazhdojmë ti bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë. Se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit. Ne kemi në dorë të bëjmë vetëm punën tonë.
Hapen apo nuk hapen mbyllen apo nuk mbyllen konferencat nuk është e komisionit por e këshillit, as e këshillit por e një anëtarit të Komisionit Europian që zgjohet me inat e merr peng një të tretë.”
Gjithsesi Rama u shpreh i vendosur se nuk duhet të humbasim qetësinë e as durimin