Prokuroria e Posaçme ka marre të pandehur për akuzën e korrupsionit Zyra Islamajn, e cila ka mbajtur përkohësisht detyrën si kryetare e komanduar e bashkisë Tropojë, ne kohen kur kryebashkiaku Rexh Byberi ndodhej në masën arrest shtëpie.
Për këtë dosje, SPAK ka marre te pandehur dhe biznesmenin Rrok Gega. Bëhet fjalë për një tender për ndërtimin e një ure në fshatin Luzhë të Tropojës, ku kryebashkiak e komanduar, kishte interesa personale.
Zyra Islamaj, e cila ka mbajtur dhe postin e nënkryetares se Bashkisë Tropojë, ka abuzuar me detyrën, duke favorizuar familjarët e saj për ndërtimin e një ure./abcnews.al