Nën hetim nga SPAK, plas sherri te “Ligjet”, Sula i kërkon të lërë drejtimin e mbledhjes, Bushka: Jam e dinjitetshme

0
2

Deputetja Klotilda Bushka ka reaguar për herë të parë pas vënies nën hetim nga SPAK

Kjo përgjigje erdhi nga Bushka pasi deputeti Dashnor Sula kërkoi që ajo ta linte drejtimin e mbledhjes së komisionit të Ligjeve dhe të drejtohej nga Dhurata Çupi.

Sula: Zonja kryetare ngjarja e djeshme e arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, ish kryetarit të bashkisë së Tiranës ka sjellë një situatë të re edhe për komisionin e ligjeve, nuk do të desha të hyj më thellë por thjesht nga pikëpamja e procedurës së funksionit, nuk do të ishte e ndershme dhe e moralshme që komisionin e ligjeve ta drejtoni ju një kohë që ju, në publikimin e materialeve nga mediat dhe që iu është bërë me dije opinionit dhe nga një deklaratë e Spak del që kryetarja e komisionit të ligjeve ka tentuar për të penguar zbulimin e së vërtetës, kur kjo ndodh nga ju, imagjino çfarë situate të jemi ne, do ju lutem shumë që t’i thërrisni ndërgjegjes dhe ta drejtojë komisionin në nënkryetarja e komisionit zonja Çupi.

Bushka: Ky është komision ligjesh jo hetimor. Jam drejtuesja e komisionit dhe po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme. Vijojmë mbledhjen  e komisionit.

 

Top Channel