Nën kërcënimin e thikës vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

0
35

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve.

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara, autori shihet me thikë në dorë ndërsa vidhte xhirot ditore në subjekte të ndryshme

Nga policia u sekuestruan shuma e vjedhur e parave, thika si edhe telefoni i autorit.

Nga verifikimet e mëtejshme dyshohet se ky shtetas, me të njëjtën metodë, kishte vjedhur xhirot ditore, në 2 subjekte, gjatë muajit dhjetor, 2025. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve e tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.