Ka mbërritur në gjykatën e Shkodrës, Ragip Gila, autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur.
Nën masa të rrepta sigurie ai u shoqërua në gjykatë, ku do të njihet me masën e sigurisë. Gjyqtare e çështjes është Ermira Dedja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën në ambientet e një lokali, në afërsi të bashkisë së Shkodrës. Mes të plagosurve janë Erogen Vaso si dhe një kamariere.
Erogen Vaso ishte shënjestra e atentatit, teksa viktima të të shtënave mbetën dy miqtë e tij, Armando Pali dhe Liridon Krahja.
Teksa u mor në pyetje nga oficerët e policisë kriminale Erogen Vaso Brajoviç, ka rrëzuar alibinë e autorit Ragip Gila, duke thënë se nuk e njeh dhe nuk ka pasur asnjë konflikt me të.
“Nuk kam konflikte, jam biznesmen, qytetar i ndershëm dhe kam kontribute në komunitet”, ka thënë ai.
Nga ana tjetër Ragip Gila pretendon se para disa muajsh, Erogen Vaso i ka ndërprerë rrugën me makinë të blinduar dhe e ka sharë.
Policia dyshon se vrasja është me pagesë.