Nëna e dy vajzave që u zhduk në Itali, trupi i shqiptares Floresha Prengut gjendet pranë një lumi

0
2

Floresha Pengu është gjetur e pajetë. Gruaja shqiptare për të cilën familja kishte njoftuar autoritetet italiane se ishte zhdukur pa gjurmë prej 22 Tetorit 2025, kur u pa në qendër të qytetit të Trentos, është gjetur sot, më 15 Janar, rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.

Ajo ishte banore e Tentos dhe trupi i saj u identifikua nga familja e saj, e cila deri në fund shpresonte se do e gjente të gjallë Floreshën, nënë e dy vajzave.

Kur ajo u zhduk, familja kontaktoi menjëherë si forcat e rendit ashtu edhe publikun, duke u kërkuar atyre të telefononin në numrin 112 nëse e shihnin. Autoritetet nisën një kërkim në shkallë të gjerë, duke përfshirë patrulla lumi, zjarrfikës vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe një helikopter për kontrolle ajrore, por asnjë nuk dha rezultate konkrete.

Kërkimi vazhdoi përtej kufijve të Trentinos. Të gjitha prefekturat italiane u informuan për zhdukjen. Lajmi u pasua edhe nga mediat shqiptare, por sërish pa rezultat.

Floresha, e njohur si Flora, 35 vjeçe, me origjinë shqiptare, jetonte me bashkëshortin dhe vajzat e saj në Trento, ku punonte si pastruese në disa pallate. Mëngjesin e 22 tetorit, ajo u largua herët për në punë, por më pas nuk u kthye më në shtëpi dhe që atëherë nuk kishte asnjë lajm për të.

Kërkimet nuk u ndalën për javë me radhë, derisa sot nëna e dy vajzave është gjetur e pajetë rreth 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige.

Programi popullor i Rai kushtuar personave të zhdukur, “Chi l’ha visto?”, i kushtoi një puntatë të veçantë Floresha Pengut. Tani që trupi është gjetur, mbetet mister shkaku u zhdukjes dhe më pas vdekjes së saj.