Nëna më e urryer në të gjithë botën/ Vrau dy fëmijët, besonte se ishin zombie, dëshmitë tronditëse në gjykatë

0
133

Një gjykatë amerikane vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Lori Vallow-Daybale , e njohur nga e gjithë bota si “Mamaja e Ditës së Fundit”, e  cila komplotoi me burrin e saj vrasjen dy fëmijëve dhe ish-gruas së tij.

Pak momente përpara se të shpallej dënimi i saj, Vallow i tha gjykatës se ajo komunikon me fëmijët e saj të vdekur, të cilët janë “të lumtur” në parajsë, duke këmbëngulur se është e pafajshme dhe menduar e ata vdiqën në mënyrë aksidentale.

Në fillim të këtij viti, gjyqtari kishte rënë dakord të përjashtonte mundësinë e dënimit me vdekje, me kërkesë të avokatëve të Vallow.

Sipas vendimit të gjykatës majin e kaluar, Vallow vrau dy fëmijët e saj, 7-vjeçarin Joshua “Jay-Jay” Vallow dhe 16-vjeçaren Tylee Ryan, ndërsa ishte bashkëpunëtore në vrasjen e Tammy Debel, ish gruas së bashkëshortit të saj.

Chad Debel, i cili do të gjykohet veçmas nga Vallow për të njëjtat krime, ishte bashkëshorti i pestë i saj. “Kam akses në parajsë dhe në botën e shpirtrave”, ka thënë ajo.

Avokatët e Vallow kërkuan një dënim prej 20 vitesh, por kjo nuk u pranua nga gjyqtari.

Në deklaratën e saj para shpalljes së dënimit, ajo tha: “Krishti më njeh dhe më kupton. Vajtoj me të gjithë ju humbjen e fëmijëve të mi dhe Tamit… Ai e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë këtu. Ai e di se askush nuk është vrarë në këtë rast. Aksidentet, vetëvrasjet, efektet anësore fatale nga droga… të gjitha ndodhin”.

Ajo ka pohuar se ka komunikuar shumë herë me fëmijët e saj, të afërmit dhe miqtë e tjerë të vdekur dhe se ajo gjithashtu flet me Jezu Krishtin.

“Falë këtyre komunikimeve e di me siguri se fëmijët e mi janë të lumtur dhe të zënë në botën shpirtërore. E njëjta gjë vlen edhe për shoqen time, Tami”, tha ajo në deklaratën e saj.

Miqtë atë e kujtojnë një grua karizmatike dhe një nënë që i adhuronte fëmijët e saj. Por në vitin 2017, sjellja e Lorit filloi të ndryshonte, thanë miqtë dhe familja, pasi ajo filloi të lexonte libra nga Chad Debel, të cilat bazoheshin shumë në besimet mormone.

Valloë dhe bashkëshorti i saj aktual Chad Deibel u takuan në vitin 2018, kur të dy ishin të martuar me njerëz të tjerë, por kjo nuk i pengoi ata të dashuroheshin. Çifti, anëtarë të një sekti ekstrem mormon, u takuan kur ishin përfshirë në një lëvizje që përgatitej për fundin e botës. Në sekt trajtoheshin tema rreth vdekjes, demonëve dhe Ditës së Gjykimit.

Kur Vallow u transferua në Idaho me dy fëmijët e saj, vajzën biologjike Tylee Ryan dhe djalin e adoptuar Joshua “Jay-Jay” Vallow, çifti mendonin se dy fëmijët ishin të pushtuar nga shpirtrat e këqij dhe të kthyer në “zombi” dhe për këtë arsye “duhej të vdisnin”.

Pavarësisht arrestimit, ajo nuk shfaqi kurrë frikë, pendim apo pikëllim për fëmijët e saj të vdekur. Si ajo ashtu edhe Deibel ende nuk pranojnë fajësinë për vrasjet e 16-vjeçares Tylee dhe 7-vjeçarit “Jay-Jay”, si dhe akuza të tjera, duke përfshirë komplotin dhe mashtrimin në vdekjen e ish-gruas së Debel.

Vajza adoleshente dhe djali i vogël u zhdukën në shtator të vitit 2019 dhe nëna e tyre bashkë me bashkëshortin dukeshin të shqetësuar për fatin e tyre që në fillim. Për 10 muaj ata nuk pranuan të tregonin asgjë në polici, pavarësisht se rasti u bë i njohur në të gjithë botën.

Kur ajo u arrestua në lidhje me zhdukjen e fëmijëve në shkurt të vitit 2020, ndërsa ishte me pushime në Hawaii, gruaja  u buzëqeshi gazetarëve nga sediljet e pasme e makinës së patrullës.

Unë bëra gjithçka për t’i mbrojtur ata gjatë gjithë jetës së tyre, siç e dini. Më vjen keq që nuk e kuptoni plotësisht situatën. Një ditë do ta kuptosh”, dëgjohet duke thënë Vallow.

Trupi i djalit 7-vjeçar u gjet më 9 qershor 2020, në një varr të improvizuar në shtëpinë e Debel në Idaho. Mbetjet e trupit të Tailit, i cili ishte copëtuar dhe djegur ishin në një gropë aty pranë.

Vallow dhe Debel u akuzuan gjithashtu në lidhje me vdekjen e ish-gruas së Debel, Tammy, e cila fillimisht besohej se kishte vdekur për shkaqe natyrore, por një autopsi përmbysi vlerësimet fillestare.

 

FOTO GALERI
1/5