Nëna tentoi të mbytej me 4 fëmijët e mitur/ Zbulohen detaje nga ngjarja në Shkodër, 27-vjeçarja në proces divorci me bashkëshortin

0
66

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen në Shkodër, ku nëna tentoi të mbytej në lumin Buna bashkë më katër fëmijët e saj të mitur.

Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet në gjendje të renduar psikologjike dhe se kohët e fundit ka shfaqur edhe shenja depresioni. Kanë qenë familjarët e saj që kanë njoftuar sallen operative se 27-vjeçarja është larguar nga shtëpia dhe kishin frikë nga ndonjë veprim i rëndë që ajo mund të bënte, ndërsa banorët e zonës në afërsi të lumit Buna kanë sinjalizuar policinë për vendndodhjen e saj.

Nga ana tjetër mësohet se 27 vjeçarja është në proces divorci nga bashkëshorti saj dhe kohët e fundit ka qenë në depresion si shkak i këtij procesi. Për shkak të situatës emri i 27 vjeçares nuk behet i ditur. Ajo kishte me vete 4 fëmijët e saj të moshës 7, 5 dhe 3 vjeç, kur është ndaluar nga policia.