Nëna vret 3 fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten

0
207

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi, ku një nënë ka vrarë tre fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten.

Nëna e tre fëmijëve Katie Perinovic, 42, dhe fëmijët e saj Claire, 7 vjeçe, Anna, 5 vjeçe, Matthew, 3 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tullamarine në veri të Melburnit.

Ata u gjetën nga babai i fëmijëve 48-vjeçari Tomislav Perinovic, i cili sipas policisë nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Policia është shprehur se vrasja e fëmijëve ka ndodhur nga nëna e cila në fund ka vrarë dhe veten, pro nuk dihen ende arsyet që e kanë çuar atë të bëjë të akt makabër.

Vetëm një javë më parë ata pozonin si një familje e lumtur gjatë një pikniku që kishin zhvilluar.

Real