Louise Giles, 41 vjeç, dukej se ishte një nënë e lumtur, pa asnjë shqetësim, por kishte vizituar fshehurazi mjekun e saj vetëm disa ditë para vetëvrasjes së saj dhe i ishte thënë se kishte depresion, raporton “DailyMail”, transmeton lajmi.net.
Ajo nuk i tregoi askujt për diagnozën dhe u var në shtëpi në Reading kur burri dhe fëmijët e saj ishin të gjithë në punë ose në shkollë.
Familja u tronditën kur dëgjuan se Louise kishte vizituar fshehtas mjekun GP një javë para vdekjes së saj dhe ishte diagnostikuar me depresion.
Z. Giles tha: ‘Ne nuk dinim për çrregullimin, nuk dinim asgjë për të që ajo do të vizitonte mjekun e përgjithshëm. Të gjithë fqinjët, miqtë dhe anëtarët e familjes menduan se ajo ishte normale”.
“Ne shkuam në patinazh në akull të Dielën para vdekjes së saj, unë nuk pashë fare ndryshim në të. Unë kam qenë me të gjatë gjithë kohës, e vetmja kohë kur kam munguar ishte kur isha në punë. Kemi kaluar çdo mbrëmje së bashku dhe fundjavat” shtoi ai.
Sidoqoftë, pas dhjetra telefonatave të humbura nga anëtarë të ndryshëm të familjes, burri u shqetësua dhe i kërkoi fqinjës, Ashley Harris, të kontrollonte Louise dhe ai gjeti trupin e saj.
Pasi u zbulua trupi i saj, anëtarët e familjes së saj të shkatërruar, përfshirë vajzën e saj që kishte ditëlindjën, mbërritën në shtëpisë të dëshpëruar për të thënë lamtumirën e tyre.
Policia shkarkoi të dhëna nga telefoni i saj celular dhe gjeti kërkime të shumta në Google në lidhje me vetëvrasjen të bëra para vdekjes së saj tragjike.
Në ditëlindjen e tij, burri David filloi një mbledhje fondesh në Facebook për “Lifeline”, një linjë për Parandalimin e Vetëvrasjes Kombëtare, duke mbledhur rreth 700 euro. /Lajmi.net/