Nga Erion Murataj
Ka ditë që një lajm ka pushtuar median ndërkombëtare.
Kërkimi i një nëndetësje të cilës thonë se i ka mbaruar oksigjeni.
Paradoks grotesk në fakt, nëndetësja ka në bord 5 antarë ndërkohë që Shqipërisë i mungojnë nga lufta për shpresë me mijra të pa varrosur në Otranto.
Askush nuk flet për dramën e madhe europiane të ekonomisë.
Askush nuk flet për mungesën e oksigjenit të ekonomisë (krahut të punës).
Askush nuk flet për vdekjen e dëshirës për punë të brezit të ri.
Askush nuk di më si ndërrohet një llamp, një rubinet, një bravë.
Të gjithë dijnë ta hanë por askush s’di më ta bëj bukën.
Një pikëz oqeani si Elbasani sot ka pushuar së frymuari.
Oksigjeni i ekonomisë, fuqia e tij punëtore ka vdekur.
I vetmi qarkullimi është ai i qelizave të fundit që presin njëlloj si trupi vdekjen .
Njerëz që qarkullojnë dhe mungesa të përditëshme në apelin e zinxhirit të jetës ekonomike .
Nje vdekje klinike që bizneset po e mbajnë në jetë me tuba dhe adrenalinë me një shpresë idiote pa parë realitetin në sy .
Shumë do të thonë je fatalist.
Jo, fatkeqsisht ky është realiteti që askush me6 s’do ta shohë!
A ka një shpresë sado e parëndësishme?
Po por shumë e pashpresë.
Ngjallja e dëshirës për punë tek të rinjtë që ende nuk kanë ikur.
E ARDHMJA?
Buka do të hahet dersa të vdesin ata që dijnë ta bëjnë.