Ditën e sotme këngëtarja Zaimina Vasjari dhe partneri i saj, Klodian Asllani, u bënë prindër për herë të dytë.
Çifti u bekuan me një djalë të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin, Kamar. Ishte partneri i Zaiminës ai i cili bëri me dije lajmin e bukur, teksa postoi foto të një arushi duke zbuluar edhe emrin.
Vetëm pak minuta më parë edhe këngëtarja ka reaguar në Instagram duke publikuar edhe nëj foto me dorën e djalit të saj të porsalindur.
“KAMAR ASLLANI 21.03.2022
Fytyra jote e embel i shtoi dozen e lumturise portretit tone familjar!
Sot te mbaj ne duar ty drita ime qe ashtu sic ke emrin ashtu eshte edhe pesha jote ne shpirtin tim KAM AR
Zot faleminderit”, shkruan Zaimina.
Kujtojmë se Klodiani dhe Zaimna janë prindër edhe të një vajze të cilën e quajnë Khloe.