Suel Çela, kreu i një prej grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri, kishte një plan për sundimin e Elbasanit pas eliminimit të grupit rival Çapja dhe kapjes së plotë të Gjykatës së Elbasanit. Sipas dosjes së SPAK, në 20 prill 2020, ushtari i Suel Çelës, Klaus Matishi (Kledian Çopja), komunikon në SkyEcc me vajzën e gjyqtares Pajtime Fetah, Megi Fetah, ku e informon këtë të fundit për ‘ndarjen e detyrave’ me Suel Çelën për kapjen e plotë të Elbasanit, duke emëruar drejtorët në polici, shëndetësi etj., duke diktuar fituesit e tenderave për anëtarët e grupit të tij kriminal, duke kontrolluar shpërndarjen e drogës dhe aktivitetet e tjera kriminale.
“…Ndam ca detyra ne qytet. Sa te marojm gjygjet i kerkova spitalet e el… Do ve luanin drrejtor…Do kerkoj dhe shefin e antidrroges. Dhe toni te shasi mall per te gjith pes main. Dhe cuna tonet… Naper qytet… Megi Fetah.… pse spitalet psh? Klaus Matishi… Po atje ks gen ja di ai…Ka dhe lek… Tendera… Me mjafton per vene pune te fus njerzit e mi… Plus kush shet mali do i perzem do bim ne… Ndifmoim cunat e jon… Dhe oaquim shefin… Dhe kemi me shum kontrroll ne qytet…Se malli ka thashetheme… Plus i inkursion cunat… Knagen brin nat lek… Ngjon… Afron njerez…“.
Dhe plani duket se është vënë në zbatim. Dhjetë ditë më pas, në 30 prill 2020, gjyqtarja Enkeleda Kapedani vendos pushimin e çështjes penale në ngarkim të Marjus Lulaj, i cili është Suel Çela. Më herët, Suel Çela kishte angazhuar ushtaren e tij, gjyqtaren Pajtime Fetah dhe kryetarin e gjykatës Zihni Shahu duke i hequr dosjen e tij nga duart gjyqtarit gjyqtarit Tomorr Kullolli i cili nuk e kishte marrë përsipër pafajësinë e Çelës. Sipas dosjes së SPAK, Sueli kishte urdhëruar që dosjen e tij për rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje t’a merrte në dorë gjyqtarja Enkeleda Kapedani, e njohur si gjyqtarja e Tik-tokut, të cilës Suel Çela i kishte ofruar më herët një makinë 40 mijë euro, për t’u tërhequr nga gara për kryetare e Gjykatës Elbasan, me qëllim për vendosur kryetare Pajtime Fetah. Kapedani kishte shprehur respektin e thellë për Suel Çelën dhe bandën e tij, por nuk e kishte pranuar ofertën pasi kërkonte të bënte karrierë. Por, nga ana tjetër, Enkeleda Kapedani nuk u mendua dy herë për të mbyllur dosjen e Suel Çelës.
Suela Çela duket se nuk kishte rekrutuar vetëm gjyqtaren Pajtime Fetah, kryetaren e gjykatës Enkeleda Kapedani, shefin e krimeve Dedan Gjoni etj. Suela Çela duket se kishte rekrutuar edhe kryetarin dhe nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Aulona Bylykbashi, të cilët kanë organizuar dhe firmosur tendera me nayrë korruptive për anëtarët e bandës së Suel Çelës, pasi ky i fundit kishte ndarë detyrat në qytet.
Në 13 nëntor 2023, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi, me autorizim të kryetarit Gledian Llatja, firmos një tender me flamur korrupsioni, me vlerë rreth 600 mijë euro, për kompaninë Viola Green, për kryerjen e shërbimit të pastrimit në disa njësi administrative të Bashkisë Elbasan. Janë skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera nga gara. Është skualifikuar një ofertë më e ulët. Ofeta fituese është gati sa fondi limit.
Ddministrator dhe bashkëpronar i kompanisë fituese Viola Green është Bujar Shega allias Marsel Shega, i cili sipas dosjes së SPAK, është ‘truri’ financiar i organizatës kriminale me në krye Suel Çela. Shega u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.
Shega është identifikuar nga SPAK si financues dhe organizator i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. Sipas dosjes së SPAK, grupi i Suel Çelës u angazhua të trafikojë në dy raste 930 kilogramë kokaina nga Ekuadori drejt Europës ndodhur në 2020 dhe në përpjekjen tjetër për të trafikuar 466 kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës, ngarkesë e zbuluar në 2021.
Përpos pastrimit të parave të kokainës, biznesmeni nga Peqini, Bujar Shega allias Marsel Shega ka marrë 14 milionë euro tendera publikë për pastrimin e qyteteve, përmes kompanisë Viola Green, nga bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Përrenjas, Kuçovë dhe Rrogozhinë.
Mbetet për t’u parë në SPAK do t’i hapë dosjet e përfitimit të tenderave nga kompania Viola Green, por Bujar Shega nuk është trafikanti i parë i drogës që përlan para publike në Elbasan.
Gentian Sharra pjesë e bandës së Talo Çelës, kishte vënë në rresht entet publike në Elbasan duket marrë miliona euro tendera përmes gruas së tij Olta Sharra.
Nazif Bajrami, i skeduar nga autoritetet zvicerane për trafik droge ka ‘futur në xhep’ kupolën e Bashkisë Elbasan, duke ndarë dhe përvetësuar paratë publike përmes tenderave të paracaktuar dhe mashtrimit me zbatimin e kontratave.\PRAPASKENA.COM
LINKU NGA KU ESHTE MARRE LAJMI
https://prapaskena.com/2024/11/28/tani-do-ndajme-tenderat-aulona-bylykbashi-u-rekrutua-nga-suel-cela-si-gjyqtaret-pajtime-fetah-e-kapedani-nenkryetarja-e-bashkise-elbasan-firmosi-tendera-per-bujar-shegen-trafikantin-e-kokaines/