Nëse e shihni këtë shenjë në shalqirin tuaj, mos e konsumoni

0
3

Shalqiri është padyshim fruti i verës dhe është në krye të preferencave të shumicës së njerëzve.

Megjithatë, kur blini shalqi, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje disa elementeve për t’u siguruar që fruti që konsumoni është në gjendjen më të mirë të mundshme dhe i sigurt për shëndetin tuaj.

Ashtu si shumë ushqime të tjera, edhe shalqiri mund të përbëjë rrezik për helmim. Raste të tilla janë raportuar ndër vite, ku shkaktarët kanë qenë përmbajtja e lartë e nitrateve, përdorimi i pesticideve, apo kontaminimi me salmonelë.

Në fakt, shpërthimi më i madh i raportuar i sëmundjeve të shkaktuara nga pesticidet në SHBA ka qenë për shkak të shalqinjve të kontaminuar me aldicarb. Në Oregon, ku u raportuan rastet e para të toksicitetit, u morën 264 raportime dhe u konfirmuan 61 raste.

Raste të helmimit nga salmonela të përhapura përmes shalqinjve janë raportuar edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Një total prej 30 personash janë sëmurë në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut, të moshës midis gjashtë muajsh dhe 85 vjeç; një person ka ndërruar jetë. Ekspertët arritën në përfundimin se kontaminimi kishte ardhur nga bakteret në sipërfaqen e frutit, të bartura nga toka ose nga uji i ndotur, të cilat janë transferuar në tul gjatë prerjes.

Në vitin 2021, shalqinjtë dhe pjeprat e importuar nga një vend evropian shkaktuan shpërthime të sëmundjeve gastrointestinale në Mbretërinë e Bashkuar.

Një tjetër shqetësim është përmbajtja e lartë e nitrateve në shalqi, që ka ngritur frikën se ato nuk janë gjithmonë të shëndetshëm. Nitratet dhe nitritet janë përbërje të azotit që përdoren për të stimuluar rritjen më të shpejtë të bimëve. Por kur konsumohen në sasi të tepërt, mund të shndërrohen në substanca helmuese brenda trupit të njeriut dhe të shkaktojnë helmim. Simptomat më të zakonshme përfshijnë marramendje, të përziera dhe dhimbje stomaku.

Si ta dalloni nëse një shalqi ka nitrate?

Ekziston një truk i thjeshtë për të përcaktuar nëse një shalqi ka përmbajtje të lartë nitratesh dhe është potencialisht i rrezikshëm për konsum:
Prijeni një copë shalqi dhe vendoseni në një gotë me ujë në temperaturë ambienti. Lëreni për rreth 10 minuta. Nëse uji merr ngjyrë rozë, atëherë ka gjasa që shalqiri përmban nitrate në nivele të larta. Nëse uji mbetet i kthjellët ose nëse copa noton dhe nuk fundoset, shalqiri është i sigurt për konsum.

Gjithashtu, nëse gjatë prerjes së shalqirit vini re që ai fillon të bëjë shkumë, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese për helmim ushqimor nëse konsumohet.

Përdoruesi i TikTok-ut, @idksterling, këshillon që nëse vini re ndonjërën nga këto shenja, më e mira që mund të bëni është të mos e konsumoni dhe ta hidhni menjëherë.

“Kjo shkumëzim është rezultat i ruajtjes së frutit në një vend shumë të nxehtë dhe jo të përshtatshëm. Në thelb, është rezultat i akumulimit të gazrave dhe presionit brenda shalqirit, të cilët çlirohen në formë shkumë kur ai pritet,” – shpjegon ai në videon e tij. Ai paralajmëron se këto baktere mund të shkaktojnë helmim serioz ushqimor.

Në komente, një grua rrëfen përvojën e saj me një shalqi të tillë, i cili e çoi në spital për shkak të helmimit.