Nëse një mace ju vjen në derë të shtëpisë, nuk duhet ta largoni

0
92

Të gjithëve na ka ndodhur që një mace e panjohur të na vijë në derën e shtëpisë duke kërkuar ushqim, apo dhe thjesht përkëdhelje. Por a e keni menduar se çfarë kuptimi ka kjo?

Sipas besimit indian, nëse një mace e panjohur shfaqet në oborrin tuaj, së shpejti do të ketë një martesë ose festë në atë shtëpi.

Po kështu, macja që ju adoptoni besohet se mbron familjen nga ndikimet negative. Nëse në pragun tuaj shfaqet një mace me kotele të vogla, kjo do të thotë se në atë familje do të ketë një përmirësim të financave.

Ekziston edhe një mendim midis njerëzve se një mace e zezë sjell fat të keq, por kjo nuk është e vërtetë.

Një mace e zezë sjell lumturi dhe paqe kudo që shfaqet. Një mace e bardhë sjell përparim financiar dhe një mace e kuqe tregon sukses në biznes.

Për këto arsye, mos e largoni kurrë një mace nëse ajo troket në derën tuaj, përkëdheleni dhe ushqeni atë dhe kështu do të tërhiqni energjinë pozitive që macet mbajnë.