Nëse rritet numri i testimeve, a shtohen rastet me Covid-19 në Shqipëri?

0
288

Rovena Daja, epidemiologe e Institutit të Shëndetit Publik ka qenë në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”, ku ka folur më shumë për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Gjatë intervistës ajo është shprehur se në muajin korrik me rritjen e temperaturave, rastet pozitive me koronavirus mund të ulen. Gjithashtu ajo tregon se numri i testimeve që bëjnë janë të mjaftueshme.

Arjon Muça: Kur mund të qetësohet situata?

Rovena Daja: Normalisht që askush nuk mund ta parashikojë, por ne shpresojmë që në ditët në vazhdim rastet të fillojnë të ulen gradualisht.

Arjola ShehuOBSH ka deklaruar se pika e COVID-19 ende nuk është arritur.

Rovena Daja: Normalisht virusi është i panjohur, askush nuk e di si do të sillet, por normalisht  do të sillet si grip, ai do të arrijë kulmin në një moment të caktuar dhe më pas kurba do fillojë të ulet gradualisht dhe shpresojmë të jetë kështu.

Arjola Shehu: A është i mjaftueshm numri i testimeve për të gjurmuar vatrat apo për të gjurmuar të gjithë ata persona që janë të prekur nga Covid-19?

Rovena Daja: Ne kemi kryer mjaftueshëm testime dhe do vazhdojmë të kryejmë vazhdimisht.

Arjon Muça: Ne bëjmë 300 testime dhe dalin 70 raste, po nëse do bënim 600 testime sa të infektuar do dilnin sipas jush?

Rovena Daja: Jo nuk është e thënë se duke i shtuar 600 apo 700 testime dhe automatikisht do dyfishohen dhe numri i rasteve pozitive. Numri i rasteve pozitive në lidhje me sa testime kryhen  na tregon afërsisht sa e kemi pozitivitetin në rastin konkret dhe unë them që aq e kemi pozitivitetin edhe nëse kryejm dyfishin e testimeve.

/Ora News.tv/