DVP Elbasan/Plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Trofeu Dita e Verës ”.
Më datë 16.03.2025, do të zhvillohet aktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës”.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.
Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:
➡️Më datë 16.03.2025, prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë kufizime të qarkullimit në këto rrugë;
* Bulevardi “Aqif Pasha”
* Rruga “Muhamet Karadaku”
* Rruga “Ismail Zyma”
* Rruga “Shën Thanasi”
* Rruga “Papa Jorgji Theofari”
* Rruga “Abedin Caushi”
* Rruga “Kozma Naska”
* Rruga “Kamber Sejdini”
Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në këto rrugë, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij.