Të martën do të mbahet masa e sigurisë për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Seanca do të zhvillohet në orën 08:30.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj akuzohet nga SPAK se ka ngritur një skemë të mirifilltë kriminale në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxe, biznesmenë dhe organizata jo fitimprurëse të lidhur me të për përfitmin e shumave të mëdha monetare.
Sipas SPAK, ndaj Veliajt është provuar se është i përfshirë në korrupsion në të paktën 9 raste duke abuzuar me fondet publike, por edhe në një skemë të pastrimit të parave që siguroheshin përmes korrupsionit.
Masa e arrestit në burg është caktuar edhe për biznesmenin Elman Abule që është vënë në pranga nga policia, i cili dyshohet për korrupsion e pastrim parash. Ndërsa për 5 biznesmene të tjerë është caktuar masa detyrim paraqitje.
Po kështu sipas prokurorisë, shumat monetare në drejtim të Veliajt dhe bashkëshortes së tij kanë kaluar në mënyrë të tërthorte përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë. Personat që kanë përfituar fonde publike me firmën e Veliajt kanë shpërblyer këtë të fundit me pasuri të pa luajtshme që janë evidentuar nga spak apo blerje që janë kryer për llogari të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa./abcnews.al