Nesër nis java e vaksinimit për moshat +18 vjeç

0
358

Nga dita e nesërme, do të nisë në vendin tonë java e vaksinimit të hapur për grupmoshat +18 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë foto të vaksinimit derë me derë teksa ekipet e vaksinatorëve janë ndalur në Bicaj të Kukësit.

“Në Bicaj të Kukësit, ku ekipet tona shëndetësore po vaksinojnë derë më derë, për të mbrojtur sa më shumë qytetarë nga virusi i rrezikshëm COVID-19.

Nga nesër, nis java e vaksinimit të hapur për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar pa kufizim, në çdo qendër shëndetësore dhe qendër vaksinimi kudo në vend”, shkruan ministrja. m.v/abcnews.al