Nga dita e nesërme në kuadër të protokollit të ndryshuar anti-Covid do të rinisin fluturimet me Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një njoftimi publik, TIA ka njoftuar të gjithë udhëtarët të jenë të pajisur me një sërë dokumetash që duhet të paraqiten sëbashku me biletën. Një ndër to është dhe tamponi PCR, i 72-orëve të fundit.
Njoftimi i plotë: Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli
Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë dhe do ju luteshim që të keni parasysh këto hapa përpara udhëtimit dhe dokumentet që duhet t’i paraqisni bashkë me pranimin e biletës në aeroport. Kërkohet me rigorozitet:
Të jeni 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumentave që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore.
Tamponi PCR i 72 orëve të fundit
Blerja a paketës së karantinës, e cila parashikon hotelin e karantines, transportin e karantinës dhe provën e udhëtimit se ju keni bërë pagesën për kryerjen e testit COVID, ditën 2 dhe 8 që keni mbërritur në Angli. Pasi keni kryer këtë hap, ju jepet një kod dhe ky kod përfshihet në formularin PFL që duhet ta keni në check-in me detyrim, të plotësuar. Blerja e paketës së karantinës kryhen sipas linkut: https://quarantinehotelbookings.ctmportal.co.uk/
PFL (Formulari Passenger Locator Form) duhet të jetë i plotësuar me kujdes.
https://provide-journey-contact-details.homeoffice.gov.uk…
Për të gjithë ata që vijnë nga Anglia, karantina në Shqipëri nuk është më detyrim, si edhe për ata që aktualisht ndodhen në Shqipëri.