Shqipëria ia arriti qëllimit duke u kualifikuar për herë të parë në Play Off të një Botërori.
Të dielën, kuqezinjtë përballen me Anglinë në “Air Albania”, në një ndeshje totalisht pa presion.
Në konferencë për shtyp, kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti tha se ekipi do të japë gjithçka në fushë.
Gjimshiti: Do jetë një ndeshje siç janë të gjitha ndeshjet në kualifikuese. Ne do jemi në fushë, do japim maksimumin, do japim gjithçka. Janë tre pikë, një lojë e rëndësishme. E kemi arritur play of-in, por sërish është një lojë e vështirë, me një kundërshtar shumë të fortë. Sërish do japim gjithçka në fushë për të vënë në vështirësi ekipin kundërshtar./vizionplus.tv


