Nesër zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, ja kush janë tre emrat që morën pikët maksimale

0
85

Gara për kreun e Policisë së Shteti është drejtë përfundimit, teksa  komisioni i posaçëm ka dorëzuar tre emra për Drejtorin e Përgjithshëm ministrit Ervin Hoxha, i cili më pas do t’i përcjell me relacion kryeministrit Rama emrin me pikët maksimale, nga 100 pikë që ka gara.

Sipas mediave tre emrat që kanë marrë pikët maksimale nga komisioni i posaçëm janë Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Atlin Mena.

Ndërsa ditën e premte kryeministri Edi Rama do të hedhë firmën e tij mbi emrin e drejtuesit të ri, i cili në këtë post do të zëvëndësojë Muhamet Rrumbullakun.

Opozita e ka quajtur këtë proces si farsë, pasi sipas saj gara është fiktive dhe emri i drejtuesit të policisë është caktuar më parë.