Nevila Pjetril, për klientët shërbimet sociale e policinë italiane, ishte Mirela që prej shumë vitesh punonte si prostitutë në zonën ku pak ditë më parë u gjet e vrarë.
Shqiptarja 35 vjeçare Nevila Pjetri është qëlluar me dy plumba pistolete të kalibrit 22 në kokë. Një plumb i ka depërtuar në ballë e tjetri në veshin e majtë. Ky është rezultati i autopsisë së kryer nga mjekja ligjore Susanna Gambia.
Për vrasjen e shqiptares Nevila Pjetri, Policia italiane e Spezia-s ka ndaluar Daneile Bedini, një 32 vjeçar italian, me profesionin artizan, banues në Massa Carrara, ndaj të cilit ka dyshime të forta se është atuori i vrasjes.
Prova e parë: Automjeti me ngjyrë të bardhë në përdorim të tij e në të cilin Nevila Pjetri është parë për herë të fundit, pranë një pompe benzine e frekuentuar nga prostitutat e në afërsi të vendit të krimit.
Prova e dytë: Babai i personit të ndaluar me akuzën e krimit të vullnetshëm, pronar i një zdrukthtarie në zonë, i cili ka denoncuar në polici se i është vjedhur pistoleta që zotëronte ligjërisht e kalibrit 22, e njëjtë me atë që është ekzekutuar shqiptarja Pjetri.
Arma e krimit ende nuk është gjetur nga autoritetet policore, e 32 vjeçari italian nuk ka pranuar krimin. Me precedent penal për drogë e grabitje, ai ka rrëfyer se vetëm i ka rrëmbyer cantën e celularin shqiptares e nuk është ai autori i krimit.
Nevila Pjetri kishte një jetë të dyfishtë e martuar prej një viti, bashkëshorti i saj nuk e dinte se ajo punonte si prostitutë.
Shërbimet sociale të zonës që shpesh marrin në mbrojtje prostitutat kanë rrëfyer se e njihnin prej shumë vitesh e ishte një nga prostitutat më vjetra të zonës.
Në zbardhjen e ngjarjes autoritetet italine po analizojnë videot e telekamerave të sigurisë rrugore si dhe dëshmitë e dy personave që në natën e krimit kanë rrëfyer se kanë parë “një person që tërhiqte trupin e viktimës duke e hedhur në shtratin e lumit aty pranë e ndërsa thërriste fjalët “Sa mirë ta bëra e meritoje!”
Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje dhe bashkëshortin e Nevila Pjetrit, ndryshe Mirelës, i cili ka deklaruar se nuk e dinte se bashkëshortja e tij punonte si prostitutë.