Nevojë për model të ri, bujqësia t’i largohet tradicionales, të shkohet te e avancuara

0
130

Bujqësia ka nevojë për një model të ri….zhvillimi i sektorit me të cilin punon e jeton mbi 40 për qind e popullsisë duhet të mundësojë tejkalimin e tradicionales së prapambetur, për të shkuar te e avancuara e frytshme. Dhe kjo sipas ekspertes Esmeralda Ballesha mund të arrihet edhe me ndihmën e emigrantëve.

Dhe për të formësuar këtë model lind nevoja e një marrëveshje mes institucioneve dhe atyre që janë të gatshëm të hedhin para’, ku si garantore duhet të shërbejë qeveria.

Për eksperten e sektorin bujqësor, Ballesha, ka ardhur momenti që fermeri të shihet përtej kontributit të tij në prodhimin bujqësor. Ai duhet të vlerësohet si garanci në zhvillimin e përgjithshëm rural të vendit, duke iu përafruar kështu modelit që po ndiqet në vendet europiane.