Duke nisur nga 1 Maji, aeroporti i Kukësit do të ketë edhe 4 destinacione të tjera fluturimi. Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila shtoi se kjo do të sjellë reduktim të çmimeve edhe në aeroportin “Nënë Tereza”.
“Ministria e Infrastrukturës, ka paraqitur sot 3 akte, dy prej të cilëve janë shpronësime dhe ndihmojnë në ecurinë e projekteve në qendra qytetesh. Akti më i rëndësishëm ishte siguria në Aviacionin Civil që ka si objekt rritjen e sigurisë në aviacion. Shqipëria në 3 vite e fundit ka bërë hap të madh në aviacionin civil. Do rrisim skedulën duke nisur nga data 1 maj me 4 fluturime. Duke e bërë funksional dhe konkurrent dhe ulje çmimesh të biletave. Kishte kosto 700 euro sot mund të shkojnë në Britani me 70 euro apo më pak. Nisja e kantierit në Vlorë për aeroportin është hap i rëndësishëm. Tuneli dhe aeroporti do ndikojnë në rritjen ekonomike. “ tha Balluku.