Nga 1 maji mbyllen gjysma e zyrave të gjëndjes civile në të gjithë Shqipërinë

0
136

Nga 1 maji do të mbyllen gjysma e zyrave të gjëndjes civile që ndodhen në të gjithë Shqipërinë.

“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënine e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online” tha ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duke lajmëruar vendimin e marrë sot nga qeveria për reduktimin e numrit të zyrave të Gjendjs Civile.

Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve

Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do të jetë vetëm online me përjashim të atyre shërbimeve ku duhet të jetë i pranishëm qytetari. Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës, tha ministri Çuçi.

Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrehen online, janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme.