Nga 26 dhjetori deri në 4 janar nxënësit e gjimnazeve dhe shkollave 9- vjeçare, do të marrin pushimet e dimrit

0
189

Nga 26 dhjetori shkollat do të mbyllen pasi do të nisin pushimet dimërore të cilat janë planifikuar nga Ministria e Arsimit të mbarojnë më 4 janar.

Pushimet e festave të fundivitit, në institucionet arsimore, shtuar këtu edhe fundjavat, të shtunat të dielat, do të zgjasin 11 ditë. Ndërsa mësimi do të rifillojë më 4 janar.

Për shkollat 9- vjeçare, për këtë vit ndryshe nga vitet e kaluar nxënësit dhe mësuesit do të kenë një javë më shumë pushim, nga data 3 deri në 9 prill.

Ky ndryshim në strukturën shkollore nuk prek gjimnazet, të cilët do të jenë pushim vetëm gjatë festave të fundvitit.