TIRANË- Goditet rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë. Gjykata ka caktuar 11 masa sigurie për grupin e prostitucionit, ku tetë prej tyre janë arrestuar si dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.
Të arrestuar:
-Esmerald Sulollari
-Elona Muraj
-Yuly Gomez
-Liliana Valencia
-Nicol Benitez
-Stefania Marin
-Nicole Bertel
-Anisa Brahaj
Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine për veprën penale të prostitucionit
Sipas policisë, një 44-vjeçare drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia dhe në Shqipëri bashkëpunonte me 39-vjeçar. Ky i fundit ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.
Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se dy personat e mësipërm, bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me dy persona të tjerë, mes tyre punonjësja e policisë Anisa Brahja për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto vajza do të ushtronin prostitucion.
Aktualisht, Policia po punon për kapjen e 3 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./abcnews.al