Nga arrestimet tek vetëvrasja.Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve

0
2

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin H. S., 36 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara, me pasojë dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 42 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. Sh., 25 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi F. Sh., i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike duke fyer dhe bërtitur, si edhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

U referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dje, janë dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan, shtetasit:
-V. B., 31 vjeç, pasi dyshohet se duke lëvizur me biçikletë, në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Muriqan-Cërrik”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. 31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën;
-V. Gj., 65 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Seferan, është rrëzuar aksidentalisht nga mjeti bujqësor. 65-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Peqin/Dje, ka kallëzuar shtetasi R. C., 75 vjeç, se gjatë natës, në magazinën e tij, në fshatin Karinë, i kanë vjedhur bidona me vaj ulliri dhe raki. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Librazhd/Në lagjen nr.1, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi G. B., 37 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja B. D. dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë.

Elbasan/Mbrëmjen e djeshme, është gjetur e pajetë në banesë, shtetasja Q. B., 58 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.