Nga biznesmen në i “arratisur gangster”, si u transformua turku i shumëkërkuar pas një viti qëndrimi në Shqipëri

0
111

Themeluesi i arratisur i platformës Thodex, Faruk Fatih Özer, i cili kërkohet me buletin të kuq, është kapur në Shqipëri.

Në njoftimin e bërë nga ministria turke, thuhet se ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledar Çuçi, në orët e mëngjesit e ka njoftuar homologun e tij turk, Süleyman Soylu, se Özer është kapur në qytetin e Vlorës dhe se identiteti i tij është konfirmuar nga rezultatet biometrike.

“Kanë nisur procedurat e ekstradimit të Faruk Fatih Özer në Türkiye nga Departamenti i Interpolit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, thuhet në njoftim.

Faruk Ozer është transformuar tërësisht nëse e krahasojmë më fotot e mëparshme dhe videot ku ia prononcohej si CEO i kompanisë Thodex.

Siç shihet në pamjet, turku nga një biznesmen i ri dhe inovativ, që arriti të ngrejë një kompani gjigante, është kthyer në një figurë që më shumë i ngjan një personi “gangster” në arrati.

/abcnews.al/