Njëmbëdhjetë shqiptarë janë deportuar nga Britania në Tiranë të enjten në mëngjes. Mes tyre ishin të dënuar për krime droge në Britani por kishte dhe nga ata që kanë hyrë ilegalisht përmes kanalit të la Manshit.
Rreth 40 zyrtarë britanikë shoqëruan shqiptarët në bordin e avionit për të siguruar që deportimi do të bëhej i sigurtë.
Ata janë shoqëruar nga rojet dhe zyrtaret e emigracionit për tu siguruar që hipja në avion është e sigurtë dhe nuk tentohet largimi. U janë marrë dhe shenjat e gishtave dhe i janë nënshtruar kontrolleve të identitetit.
Secili prej tyre u është ndaluar hyrja në zonën Shengen për tre vjet. Pulla është një pajisje e projektuar nga qeveria shqiptare për t’i ndaluar tentativën e tyre për tu rikthyer në Britani në mënyrë ilegale.
Ky është rasti i dytë i deportimit të shqiptarëve pas atij të 1 dhjetorit kur u kthyen 26 shqiptarë në shtëpi. Mes shqiptarëve të deportuar ishte edhe Jorgen Bami, I cili burgos për 27 muaj pasi u zbulua duke kultivuar 250 bimë kanabisi — që në treg do të sillte 147,000 £ përfitime.
Fillimisht ai u hoq si viktimë e personave që ishin pronarë të vërtetë të shtëpisë së barit duke thënë se ishte i detyruar nga një bandë misterioze të kujdesej për kanabis në ‘shtëpinë me bar’ për të shlyer 20,000 £ borxhe që kishte familja e tij në Shqipëri. Ai pretendoi se të afërmit e tij do të vriteshin nëse nuk i kthente paratë.
Një tjetër i deportuar është Aurel Hoxha, 31 vjeç, ‘menaxher’ i një ferme kanabisi në Bradford, Ëest Yorkshire është një tjetër shqiptar I deportuar në Shqipëri.
Në Britani është rritur presioni për të ndalur krizën e migracionit dhe “Daily Mail” ka shoqëruar të gjithë rrugëtimin e shqiptarëve që urdhërohen të kthehen në atdhe.
Dy prej personave të intervistuar thanë se nuk kishin kërkuar azil por se kishin shkuar në Britani për një jetë më të mirë.
Njëri u kishte thënë zyrtarëve britanikë se ishte një jetim i zhytur në borxhe. Tjetri tha se shpresonte të fitonte 100 £ në ditë, në vend të 7 £ në ditë në Tiranë, duke punuar për biznesin e ndërtimit të një të afërmi.
Mbi 40,000 njerëz kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me gomone deri më tani këtë vit. Ndërkohë sekretarja e Brendshme e Britanisë pritet të prezantojë një plan për parandalimin e kalimit nga kanali i La Manshit.