Shenjat e zodiakut të vrasësve serialë mund të tregojnë një tipar personaliteti të lidhur me vrasjet e tyre makabre.
Ata kanë tipare tipike të shenjave të horoskopit, por në formën më ekstreme.
Një studim zbuloi se shenjat më të zakonshme të vrasësve serial janë Gaforrja, Peshqit, Shigjetari dhe Akrepi. Studiuesit analizuan pothuajse 500 vrasës serial të njohur nga e gjithë bota, duke zbuluar se pothuajse 40% e tyre kishin këto katër shenja të zodiakut.
Gjetjet treguan se vrasësit e lindur në shenjën e Bricjapit kishin më shumë viktima në total dhe mesatarisht se sa ata të çdo shenje tjetër. Së bashku, ata vranë më shumë se 800 njerëz, ose 19 mesatarisht. Mesatarja më e ulët ishte për vrasësit e Virgjëreshës, me shtatë viktima secila.
Nga ana tjetër, Gaforrja, Peshqit dhe Akrepi, përbënin numrin më të madh të vrasësve dhe viktimave sipas analizës, 28 përqind e vrasësve dhe 27 përqind e viktimave. Më poshtë është një listë e vrasësve serial më të këqij të të gjitha kohërave dhe cilës shenjë zodiaku i përkasin sipas astrologjisë.
Vrasësit serial në shenjën e Dashit
Studimi zbuloi 38 vrasës serial të lindur nën shenjën e Dashit i cili udhëhiqet nga Marsi , perëndia i luftës. Dashi është një shenjë zjarri dhe sundon kokën. 38 vrasësit serial së bashku kanë 411 viktima të njohura.
Vrasësi serial më i njohur në shenjën e Dashit është francezi Henri Désiré Landru i lindur më 12 Prill 1869. I njohur si “Bluri i Parisit”, ai joshte gratë, i martoi për paratë dhe pasuritë e tyre dhe më pas i vrau. Ai i dogji pasi ua copëtoi trupat. Nga viti 1914 deri në vitin 1919, ai vrau 10 gra dhe një nga djemtë e tyre. Ai u dënua me vdekje në gijotinë në Versajë.
Vrasës të tjerë serialë të Dashit janë Keith Hunter Jesperson i lindur më 6 prill 1955; Donald Harvey, i lindur më 5 Prill 1952 i njohur si Engjëlli i Vdekjes; Richard Kuklinski i lindur më 11 Prill 1935.
Vrasësit serial në shenjën e Demit
Demi është një nga shenjat më pak të zakonshme të vrasësve serial të zodiakut, me 27 vrasës serial të lindur nën këtë shenjë me një total prej 204 viktimash.
Vrasësi serial më i njohur i Demit: Albert Fish i lindur më 19 maj 1870, i njohur si “Vampiri i Bruklinit”. Ai dyshohet të ketë vrarë 100 persona. Vrasës të tjerë serialë të Demit janë HH Holmes 16 maj 1861;David Copeland: 15 maj 1976; Orville Lynn Majors: 24 prill 1961.
Vrasësit serial në shenjën e Binjakëve
Ashtu si Demi, Binjakët janë një nga shenjat më pak të zakonshme vrasës serial të zodiakut me 27 prej tyre të lindur nën këtë shenjë. Ata kanë pak më shumë viktima se Demi, 218 vdekje.
Vrasësi serial më i njohur i Binjakëve është Jeffrey Dahmer, i lindur më 21 maj 1960. Nga viti 1978 deri në vitin 1991 ai vrau 17 burra.
Vrasës të tjerë serial të Binjakëve janë: Samuel Little: 7 qershor 1940; Robert Lee Yates: 27 maj 1952; Peter Kürten, i njohur gjithashtu si Vampiri i Dyseldorfit 26 maj 1883.
Vrasësit serial në shenjën e Gaforres
Janë 46 vrasës serial të njohur në shenjën e Gaforres, me 404 viktima. Vrasësi serial më i njohur në shenjën e Gaforres është Robert Maudsley i lindur më 26 qershor 1953.
Vrasës të tjerë serialë në shenjën e Gaforres janë Carl Panzram: 28 qershor 1891; Gerald Gallego 17 korrik 1946; Sean Vincent Gillis: 24 qershor 1962.
Vrasësit serialë në shenjën e Luanit
Sipas studimit, 39 vrasës serialë të njohur janë në shenjën e Luanit, të cilët kanë shkaktuar 351 viktima. Vrasësi serial më i njohur në shenjën e Luanit është Donald Neilson i lindur më 1 gusht 1936.
Vrasës të tjerë serialë në këtë shenjë janë: Jack Unterweger 16 gusht 1951; Elizabeth Báthory 7 gusht 1560; Ángel Maturino Reséndiz 1 gusht 1959.
Vrasësit serial në shenjën e Virgjëreshës
Studimi gjeti 40 vrasës serial të lindur në shenjën e Virgjëreshës, me 269 vrasje në total. Vrasësi serial më i njohur i Virgjëreshës është Ed Gein i lindur më 27 gusht 1906. Ai është i njohur për mënyrën makabre të trajtimit të kufomave, ku me lëkurën e tyre prodhonte mobilje.
Vrasës të tjerë serialë të Virgjëreshës janë Rodney Alcala 23 gusht 1943; Paul Bernardo 27 gusht 1964; Peter Tobin: 27 gusht 1946.
Vrasësit serialë në shenjën e Peshores
Studimi gjeti 44 vrasës serial të Peshores me 485 vrasje. Vrasësi serial më i njohur i Peshores: Andrei Chikatilo i lindur më 16 tetor 1936 i njohur si “Kasapi i Rostovit”. Ai vrau dhe gjymtoi 52-56 njerëz, ndërsa synonte fëmijët dhe adoleshentët.
Vrasës të tjerë serialë të Peshores janë Fred West: 29 shtator 1941; Angelo Buono, Jr. 5 tetor 1934; Bobby Joe Long : 14 tetor 1953.
Vrasësit serial në shenjën e Akrepit
Një nga vrasësit serial më të zakonshëm janë në shenjën e Akrepit. Kjo shenjë e zodiakut numëron 46 vrasës serial të njohur me një total prej 537 viktimash. Vrasësi serial më i njohur i Akrepit është Charles Manson i lindur më 12 nëntor 1934.
Vrasës të tjerë serialë të Akrepit janë Joseph James DeAngelo 8 nëntor 1945; David Parker Ray 6 nëntor 1939; Nannie Doss 4 nëntor 1905.
Vrasësit serial në shenjën e Shigjetarit
Një tjetër nga shenjat më të zakonshme të zodiakut në mesin e vrasësve serial janë vrasësit serial të Shigjetarit, përgjegjës për 350 vdekje. Vrasësi serial më i njohur i Shigjetarit është Ted Bundy i lindur më 24 nëntor 1946.
Ai akuzohet për 30 vrasje, ndërsa u dënua me vdekje me karrige elektrike në vitin 1989. Vrasës të tjerë serial të Shigjetarit janë Edmund Kemper 18 dhjetor 1948; Rosemary West 29 nëntor 1953; Larry Eyler 21 dhjetor 1952.
Vrasësit serial në shenjën e Bricjapit
Megjithëse studimi gjeti 42 vrasës serial të njohur të lindur nën shenjën e zodiakut të Bricjapit, së bashku ata patën një total të madh prej 813 viktimash, duke i bërë vrasësit serial të Bricjapit deri tani më të rrezikshmit.
Vrasësi serial më i njohur i Bricjapit është John Edward Robinson i lindur më 27 dhjetor 1943, i njohur si vrasësi i parë i internetit. Vrasës të tjerë serialë të Bricjapit janë Dean Corll 24 dhjetor 1939; Niels Hwgel 30 dhjetor 1976; Vasili Komaroff 1 janar 1871.
Vrasësit serial në shenjën e Ujorit
Janë 44 vrasës serial të njohur të Ujorit që kanë marrë gjithsej 622 jetë.
Vrasësi serial më i njohur i Ujorit është Gary Ridgway i lindur më 18 shkurt 1949. Ai mbyti për vdekje 48 punonjëse seksi , megjithëse numri i përgjithshëm i viktimave të tij mund të jetë deri në 90. Vrasës të tjerë serial të Ujorit janë Robert Hansen 15 shkurt 1939; Joel Rifkin 20 janar 1959; Jerry Brudos 31 janar 1939.
Vrasësit serial në shenjën e Peshqve
Peshqit janë një nga vrasësit serial më të zakonshëm, përgjegjës për të paktën 461 vrasje. Vrasësi serial më i njohur i Peshqve është John Wayne Gacy i lindur më 17 mars 1942. I njohur si “Kllouni vrasës”, ai synonte të rinjtë dhe djemtë.
Ai i përdhunoi dhe i vrau, dhe më pas i varrosi nën shtëpinë e tij dhe në hapësira zvarritëse, të paktën 33 persona. Vrasës të tjerë serial të njohur në shenjën e Peshqve janë Richard Ramirez 29 shkurt 1960; Dennis Rader 9 mars 1945; Aileen Wuornos: 29 shkurt 1956.
Nga Erjona Dervishi.
Top Channel