Albert Ndreu 26 vjeç kaloi dy javë duke planifikuar propozimin e tij pasi bleu një unazë për të dashurën Valerija Madevic.
Shqiptari që jeton prej kohësh në Angli vendosi të befasonte të dashurën e tij duke mbushur dhomën me mbi 100 qirinj , 100 drita dhe afro 60 tollumbace.
Me disa nga qirinjtë ai kishte shkruar mbi dysheme : Martohu me mua
Siç rrëfejnë të rinjtë për mediat britanike, Ndreu ndezi qirinjtë dhe doli për të marrë të dashurën nga puna, në mënyrë që ajo t’i gjente ndezur kur të hynte në shtëpi.
Por në kthim ata panë që nga larg tymin në banesën e tyre dhe njoftuan zjarrfikësit.
Megjithatë, 26-vjeçari nuk e humbi veçantinë e momentit dhe propozimin ia bëri sërish surprizë në banesën e tyre të djegur. 22-vjeçarja pranoi.
© SYRI.net