Ka udhëtuar nga Dibra në Tiranë. Për Ora News ky pensionist tregoi arsyet që e kanë shtyrë ti bashkohet sot protestës mbarëkombëtare.
“Është një qeveri mafioze, jo për popullin dhe njerëzit e varfër. Kemi ardhur të protestojmë për çmimet, pensioinet. Jam 83 vjeç dhe marr 150 mijë lekë të vjetra, nuk mbuloj dot shpenzimet vetëm për shëndetin. Kemi ardhur nga Dibra për të protestuar për Skavicën.
Po na merr nëpër këmbë Dibrën, që ka sakrifikuar me shekuj për atë truall. Do të bëjë një Hidrocentral që nuk ja vlen barra qiranë. Janë 9 Hidrocentrale deri tani, Dibrën ai e shuan përfundimisht. Jemi këtu që kjo masakër të mos i bëhet Dibrës”.