Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte I pranishëm në qytetin e Elbasanit gjaë ditës së sotme ku inicioi edhe fillimin e nismës më të re të Ministrisë së Mbrojtjes ate të rekrutimeve për ushtarë /detërë për Forcat e Armatosura.
Ministri Peleshi ftoi të gjithë të rinjtë e interesuar që në rast se plotësojnë kriteret dhe dhe dëshirojnë të bashkohen me Forcat e Armatosura të aplikojne.Ministria e Mbrojtjes e konsideron thelbësore për Forcat e Armatosura rekrutimin e ushtarëve me një profil sa më të lartë, në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës.
Edhe kapiteni Edison Kaja I bëri thirrje të rinjëve që të bashkohen me Forcat e Armatosura
Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.