Nga Facebook-u në shtëpi, dalin fotot, këta janë dy shqiptarët që përdhunuan adoleshenten

0
225

Ditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës në Greqi dy shqiptarët që përdhunuan një vajzë po me origjinë shqiptare për tre ditë resht në një shtëpi në Athinë, nga data 23-26 Qershor dhe më pas e lanë të lirë në portin e Pireut duke u larguar me pushime të qetë në Mykonos, por liria zgjati vetëm për disa orë.

Të arrestuarit janë 20 dhe 21 vjeç, ndërsa akuza me të cilën po përballen është pengmarrje dhe përdhunim. Vajza shqiptare deklaroi se ishte njohur në Facebook me njërin nga djemtë dhe më pas e kishin lënë për t’u takuar, ndërsa natën e kaluan bashkë, por në shtëpi, rrëfeu më tej 19-vjeçarja, “hyri edhe një tjetër shqiptar”.

Më droguan. U mpiva dhe trullosa. Më përdhunuan të dy për tre net dhe më pas më lanë të lirë” tregoi vajza para autoriteteve greke. d.b/Abcnews.al