Joakim Lëv mund të jetë shumë shpejt pa skuadër, trajneri i kombëtares gjermane po rrezikon shumë vendin te “Pancerat” pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve dhe në miqësoren ndaj Turqisë. Mediat gjermane shkruajnë se federata gjermane ka menduar edhe për zëvendësuesit e tij duke përmendur disa emrash trajnerësh.
JYRGEN KLOP – Trajneri i Liverpulit është një nga kandidatët krye- sorë për të marrë vendin e Lëvit. Klop është kërkuar në kombëtare që pas eliminimit të turpshëm të Gjermanisë në fazën e grupeve në Botërorin e 2018-ës, por trajneri është i lidhur ngushtë me Liverpulin dhe përpara se të vendosë për kombëtaren, duhet të zgjidhë kon- tratën me klubin anglez.
TOMAS TUHEL – Numri në një pankinën e Parisit është një tjetër kandidat për stolin gjerman.
HANSI FLIK – Vështirë që Bajerni të heqë dorë nga Hansi, pasi ky i fundit fitoi gjithçka me skuadrën, por në federatë e dinë mirë që ai e njeh shumë mirë ambientin dhe mund të jetë i rëndësishëm për ko- mbëtaren.
KUNST DHE NAGELSMAN – I pari është zëvendëstrajner i Lëvit, ndërsa i dyti një nga trajnerët më të suksesshëm në vitet e fundit në Bundesligë, edhe pse nuk ka fituar asnjë titull. Julian Nagelsman është pa dyshim një njeri i veçantë në fushë dhe jashtë saj. 32- vjeçari mund të jetë kandidat kryesor për të marrë vendin e Lëvit në rast se ky i fundit largohet.
Panorama sport