
Nga Alesia Balliu
Dikur Papa Françesku tha se shqiponja fluturon lart, shume lart por nuk harron të kthehet në fole.
U ndjeva shumë krenare për veten dhe për të gjithë shqiptarët e vërtet që shqiponjën jo vetëm e përfaqësojnë, por e ndiejnë t’iu rrjedh në gjak krenaria dhe filozofia e simbolit të saj.
Të dashur miq, shumë e adhurojnë shqiponjën dhe kërkojnë të sillen si ajo, madje edhe vet pula hera-herës kërkon të sillet si shqiponjë duke rahur krahët dhe gënjyer veten se mund të jetë dhe ajo një shqiponjë.
Prandaj me shumë keqardhje i drejtohem Luçiano Boçit jo vetëm si individ por edhe si fenomen se: “Shqiponja është shqiponjë dhe pula kurrë nuk mund të jetë dhe as të bëhet shqiponjë”.
Luçiano Boçi mos harro: shtëpia e shqiponjës quhet fole, njesoj siç quhet fole shtëpia e shpirtit, zemres dhe mëndjes, ndërsa shtëpia e pulës është quajtur dhe do të quhet kotec.
