Nga lirimi me kusht për burgimin e përjetshëm tek shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit/ Cilat janë risitë e Kodit të ri Penal

0
3

Sot u prezantua drafti i Kodit të ri Penal, i cili parashikon 42 nene më shumë se ai aktual

Në Kodin e ri Penal propozohet lirimi me kusht për të dënuarit e përjetshëm, atëherë kur përmbushen kushtet.

Një nga elementet e rinj në Kodin e ri Penal,  është shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit.

Gjithashtu është propozuar që mosha 14, 16 apo 18 vjeç duhet parë më me tolerancë.

Risitë e Kodit të Ri Penal:

1. Drejtësia restauruese:
o Dispozita të posaçme për riparimin e dëmit të shkaktuar viktimës.
o Ridimensionim tërësor i sistemit të dënimit penal, duke vendosur kritere objektive për caktimin e dënimit nga gjykata duke shmangur arbitraritetin dhe zbatimin preferencial të ligjit penal;
o Shtimi i llojeve të dënimeve alternative të dënimit me burgim për vepra penale të lehta, si dhe i dënimeve plotësuese;
o Përcaktimi i përgjegjësisë penale për mbajtjen e lëndëve narkotike sipas sasisë dhe llojit të lëndës.

2. Kriminalizimi i veprave të reja:
o Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.
o Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre
o Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.
o Ofrimi i ushqimit të pasigurtë, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë të produktit ushqimor
o Punësimin e paligjshëm të shtetasve të huaj apo pa shtetësi
o Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike
o Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim
o Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, porosia për të kryer vrasje.

3. Dekriminalizimi:
o Heqja e disa veprave të vjetruara nga lista e veprave penale.

4. Përkufizime të reja:
o Përcaktim dhe përkufizim i nocioneve që i kanë munguar legjislacionit shqiptar në vite, duke reduktuar boshllëqet dhe paqartësinë që mund të haset në praktikë në praktikë;
o Njehsimi i terminologjisë së Kodit;
o Saktësimi i nocioneve juridike duke krijuar kushtet për zbatim korrekt dhe uniform të ligjit penal, si lidhja shkakësore, mosveprimi, tentativa, mbrojtja e nevojshme.

5. Përputhshmëria me Acuqis e BE-së:
o Përafrimi i akteve të Bashkimit Evropian të cilat përcaktojnë kriminalizimin e sjelljeve, veprimeve ose mosveprimeve të cakturara në mënyrë që Kodi i ri Penal të jetë pjesë integrale e procesit të aderimit të Shqipërisë në BE.

6. Parashikimi i instituteve të reja të cilat kodi në fuqi nuk i parashikon, si dhe korrektimi i instituteve aktuale të cilat kanë shfaqur probleme gjatë zbatimit si:
o Formimin e përgjegjësisë penale si faji dhe lidhja shkakësore me mosveprim, gabimi në fakt, gabimi në ligj, konkurrimin e veprave penale;
o Tentativën për përcaktimin e kufijve të zbatimit të këtij instituti si dhe mekanizmin për zbutjen e dënimit;
o Përcaktimin e formave shtesë të bashkëpunëtorëve dhe mekanizmit të dënimit për bashkëpunëtorët sipas rolit që kanë në kryerjen e veprës penale;
o Dënimet penale (shtimi i dënimeve plotësuese dhe masave plotësuese) dhe përcaktimi i mekanizmit për caktimin e dënimit, dhe ndikimi i rrethanave lehtësuese dhe rënduese në masën e dënimit;
o Rregullimi i ndikimit të institutit të kryerjes së veprës penale më shumë se një herë dhe recidivizmit në caktimin e masës së dënimit penal;
o Rregullimin e përgjegjësisë penale dhe dënimet për personat juridikë në kod;
o Shtim dhe saktësim të listës së rrethanave që përjashtojnë nga përgjegjësia penale autorin e një fakti penal;
Kemi për herë të parë të parashikuar institutin e lajthimit (gabimit) në faktin që përbën vepër penale, si dhe listimi i pasojave të tjera që buron nga kryerja e veprës penale

7. Ndërthurja e elementit material me atë procedurial
o Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;
o Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;
o Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;
o Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.

8. Viktimat e veprave penale
o Rritet nivelin i mbrojtjes për viktimat e veprës penale, duke ofruar më tepër garanci për to;
o Viktima ka të drejtë të ankimojë vendimin gjyqësor (që pranon zëvendësimin e dënimit me burgim me një alternative të tij dhe lirimin para kohe me kusht), si mekanizëm shtesë kontrolli gjyqësor ndaj organeve proceduese;
o Ridimensionohet kompensimi i viktimës së veprës penale për një mbrojtje efektive të saj.

9. Ndërthurja e elementit material me atë procedurial
o Harmonizohen natyrshëm, elementët material dhe ato procedurial penal;
o Rritje e standardit të efektivitetit të ligjit;
o Plotësim në mënyrë tërësore i instituteve të së drejtës;
o Me objektivin për të konsoliduar lidhjen midis tyre si parakusht për kuptim dhe zbatim të drejtë të ligjit, si kusht për sukses në luftën kundër kriminalitetit.

10. Të miturit
o Mbrojtje e posaçme për të miturit;
o Dënim i rëndë i çdo veprimi kriminal të drejtuar ndaj tyre;
o Saktësim i përgjegjësive të personave që duhet të kujdesen për ta;
o Prioritizohet rehabilitimi dhe riintegrimi i të miturve të përfshirë në krim, duke harmonizuar në këtë mënyrë qëllimet dhe përcaktimet me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, dhe ligjet e tjera për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës.

11.Masat edukative për të miturit
o Rikonceptim i trajtimit të të miturve;
o Sigurojnë/garantojnë zhvillimin fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe shoqëror të të miturit;
o Llojet: këshillimi; mbikëqyrja e veçantë nga prindi, prindi birësues ose kujdestari, mbikëqyrja në përkujdesje alternative dhe vendosja në një institucion të përkujdesjes edukativo–korrigjuese;
o Në caktimin e tyre merren parasysh një sërë faktorësh dhe Masa më e rëndë edukuese – aplikohet si alternativë e fundit;;
o Një rol qëndror i jepet Njësisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës, strukturave përkatëse të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor apo çdo organi tjetër kompetent;
o Së bashku me masat gjykata mund të cakton një/disa detyrime të veçanta ndaj të miturit, kur kjo është e domosdoshme për arritjen e qëllimit të masës, si kërkimi i faljes, dëmshpërblimi, ndjekja e rregullt e procesit arsimor, të mos frekuentojë vende të caktuara, të mos kontaktojë persona të caktura etj.

12. Personat juridike
o Adresohet në mënyrë të përshtatshme përgjegjësia penale dhe mënyra e dënimit të personave juridikë;
o Në përputhje me nevojën për të luftuar kriminalitetin e këtyre subjekteve
o Në përputhje me modelin që ofron praktika evropiane.
o Përcaktimi i saktë i zbatimit të ligjit penal mbi këto entitete dhe kriteret konkrete të përcaktuara në projekt krijojnë
o mundësi reale që organet proceduese ta godasin në mënyrë efektive krimin e organizuar.