1 janari 2024 shënon momentin e shumëpritur kur edhe shtetasit e Kosovës, ashtu si pjesa tjetër e rajonit, do të mund të lëvizin lirisht pa viza në 27 shtete të zonës Shengen.
Udhëtimi pa viza duhet të shërbejë për vizita turistike, çështje familjare, takime biznesi, programe studimesh ose të ngjashme. Ata duhet të tregojnë adresën e akomodimit, biletën e kthimit dhe dëshmi të mundësive të mjaftueshme financiare, ndërsa sigurimi shëndetësor rekomandohet por nuk është i detyrueshëm. Por kjo liri e udhëtimit nuk mundëson punësimin
Në një rast të tillë duhet aplikuar për vizë pune në zyrën konsullore të shtetit përkatës, sqarojnë autoritetet vendase, që theksojnë po kështu se lëvizja pa viza nuk ofron të drejtën për të kërkuar azil në asnjërin vend të zonës Shengen. Abuzimet, përveç gjobave financiare, mund të rezultojnë edhe me dëbim apo ndalim të hyrjes në zonën Shengen deri në 5 vjet.
Top Channel