Pasi tërhoqi gjithë vëmendjen në ballkonin mbretëror të enjten, Princi Louis i ka kënaqur sërish turmat me reagimet e tij të shumta.
Të enjten, djali i Princit William dhe Kate Middleton u fotografua teksa vendoste duart në vesh për të mos dëgjuar thirrjet e zhurmshme të publikut. Ndërsa ditën e djeshme, teksa ishte i ulur pranë mamasë së tij, 4-vjeçari ka reaguar me të njëjtën habi.
Në ditën e fundit të festimeve të Jubileut të Platinimut, ai u fotografua teksa bënte mimika të ndryshme. Disa herë, Princi Louis u shfaq duke i mbyllur gojën mamasë së tij.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment ai u pa teksa nxirrte gjuhën jashtë. Madje djali i Dukës dhe Dukeshës së Cambridge u kap edhe teksa vendoste duart mbi fytyrën e tij.
Gjithashtu vihet re se edhe Mike Tindall, i cili ishte ulur pas Princit, vendosi që të luante me vogëlushin. Ish-lojtari i ragbit të Anglisë bëri me shenjë se po e ruante atë.
© SYRI.net