Nga Pëllumb Gjoka te Oltion Bistri, SPAK nis hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”

0
142

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetim pasuror për të arrestuarit e operacionit “Metamorfoza”.

SPAK ka vënë në sitë pasuritë e biznesmenit Pëllumb Gjoka, prokurorit Xhevahir Lita dhe për të gjithë personat e tjerë të arrestuar dhe të shpallur në kërkim për këtë çështje.

Institucioni i akuzës ka kërkuar informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të kenë këta persona. Sipas burimeve pranë SPAK mësohet se shkresa për të verifikuar pasuritë e të dyshuarve për 12 vepra penale janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të tyre.

Gjithashtu në sitë janë edhe transaksionet që këta shtetas kanë kryer përpara se të vihenin në akuzë. Në sitë janë vënë prona të luajtshme e të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e të ardhurave për të siguruar këto të mira materiale dhe nëse kanë apo jo burime të ligjshme.