Një banesë në Kodër Vorë ishte përshtatur si ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa
Policia ka arrestuar në flagrancë 33 vjeçarin, banues në Peqin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” dhe “Përdorimi i paligjshëm i teknologjisë së lartë”.
“Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira nga shtetasi 33 vjeçari, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një ambient me pajisje të ndryshme elektrike, që po përshtatej për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike” informoi policia e Tiranës.
Si dhe u u proceduan penalisht një 32 vjeçar banues në Don Bosko, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Ndërkohë 55 vjeçari, banuese në Vorë, me detyrë faturiste pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sipas policisë “32 vjeçari ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësja e OSHEE-së, nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike, vazo të ndryshme, peshore elektronike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe dy aparate celulare.