Pandemia shtyu gjithçka në futboll dhe në këtë periudhë është e pazakontë që të ketë zhvillime merkatoje. Mirëpo, në këtë dritare transferimesh janë disa prej kuqezinjve të Kombëtares në pritje të gjetjes së destinacionit të ri. Etrit Berisha nuk kërkon të luajë me SPAL në Serinë B dhe është alternativë për të kaluar tek Atalanta, ose te Specia.
Elseid Hsyaj është në negociata me Napolin për rinovimin dhe në rast se nuk arrihet, pritet të largohet. Përndryshe, verën e ardhshme ikën me zero. Marash Kumbulla është një tjetër, për të cilin ka shumë interesime ku së fundmi janë Lacio dhe Inter në bisedime. Arlind Ajeti, i cili vijon pjesë e Vejles, kërkon gjithashtu një mundësi të mirë aktivizimi.
Keidi Bare, lojtar shumë i rëndësishëm për Malagën, por mesfushori pritet gjithashtu të ndërrojë ambient dhe është në kërkim të një mundësie në La Liga. Endri Çekiçi është gjithashtu një futbollist i kërkuar në merkato dhe pritet nëse do të ketë lëvizje nga Sllovenia.
PANORAMASPORT.AL