Mourinho, trajneri i Romës, para ndeshjes me Feyenoord tha para mediave: “Kemi ardhur në fund të rrugëtimit të këtij sezoni, me dy finale për t’u luajtur brenda pak ditësh. E para na jepte atë që meritonim dhe atë që kishim si objektiv që ditën e parë, që të luanim në Europa League e të përmirësonim klasifikimin.
Arritëm ta fitonim atë finale ndaj Torinos. Për mua ajo ishte një finale ku mund të arrihej objektivi ynë, por pa e shkruar historinë. Për Romën të përfundosh në kualifikuese për Europën është diçka normale, Kjo finale është historike, që është shkruar duke ardhur këtu, për të luajtur, por kur mbërrin në finale, duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë dhe për ta fituar finale”n.
“Unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria, nuk kemi dalë, nuk kemi shkuar në shtëpi, kemi qëndruar atje, lojtarëve nuk mund të ua kërkoja këtë, por mendoj e ata janë shumë mirë, shoh skuadrën me përqendrim dhe me tensionin e duhur dhe gëzimin, se duhet të kesh gëzim të luash një ndeshje kështu dhe jemi mirë.
Mkhitaryan u stërvit sot për herë të parë me ekipin, një seancë e vogël, pa shumë lloj kuptimi sa i përket punës për finalen, se ishte seancë e hapur për mediat. Unë kam besim për eksperiencën e tij, është një lojtar i cili njeh mirë trupin e tij dhe i njeh ndjesitë. Në fund më tha që ndjehet mirë dhe është në dispozicion për të luajtur”.
“Shqiptarët pro Romës? Njerëzit gabohen pak në analizë. Unë mendoj që arsyeja e vetme kur kanë një ndjesi pro Roma është se ka një lojtar shqiptar aty dhe mendoj se është gjëja më logjike dhe normale. Nëse fiton Roma, një shqiptar e çon kupën dhe kjo mendoj se ka një kuptim.
Kam luajtur në Superkupën e Europës Manchester United-Real Madrid në Maqedoninë e Veriut dhe ishte e mrekullueshme. Ishte një vend e qytete ku ishte një festë e madhe, një mundësi e madhe, një mundësi madhe për ta për të parë skuadra të tilla. E njëjta gjë vlen për Tiranën.