Nga rreziku shoqëror tek largimi, Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj

0
2

jykata e Apelit të Posaçëm ka vlerësuar se kryebashkiakui Tiranës ka rrezikshmëri të theksuar shoqërore, ka rrezik të helmojë provat, të largohet e t’i fshihet hetimit dhe të kryejë një vepër penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat akuzohet.

Ky është thelbi i arsyetimit të Apelit të Posaçëm në vendimim mes të cilit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut nën hetim për “korrupsion” dhe “pastrim të parave”.

Në vendimin e Apelit, të siguruar nga A2, gjyqtarit i Posaçëm, Engert Pëllumbi, nënvizon se në rastin e Veliajt ekzistojnë të tre kushtet e veçanta të parashikuara në Kodin e Procedurës për caktimin e një masë ekstreme sigurie, si ajo e arrestit në burg.

Rrezikshmërinë e theksuar shoqërore ndaj Veliajt, Apeli e arsyeton jo vetëm me dyshimet e SPAK për kryerjen e dy veprave penale nga ana e tij, më shumë se njëherë, por edhe me sjelljen e tij gjatë verifikimit të masës së sigurimit, duke qenë kërcënuese dhe intimiduese ndaj gjykatës dhe prokurorisë.

Rrezikun e dëmtimit të provave Apeli e lidh me funksionin publik të Veliajt.

“Rreziku i helmimit të provave, aryseton gjykata, përforcohet edhe nga fakti se personi nën hetim, Erion Veliaj, është ende në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burim prove si edhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime para organit procedues”.

Duke ju referuar provave të paraqitura rishtaz në Apel, përgjimet e komunikimeve të Veliajt nga burgu i Durrësit, gjykata thekson se personi nën hetim, Erion Veliaj, kishte organizuar një fushatë denigrimi dhe intimidimi ndaj organeve proceduese, duke përfshirë dhe kujdesin ndaj personave që kanë dijeni për të mos dhënë deklarime.

Sipas gjykatës, në mënyrë logjike kjo do të sillte një presion ndaj personave të thirrur për tu pyetur. Ndërsa rrezikun e ikjes, Apeli e vë në dukje përmes financave të Veliajt dhe historikut të udhëtimeve të tij jashtë vendit. Sipas gjykatës, lidhur me rrezikun e ikjes, mundësitë financiare të personin nën hetim, Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS, si edhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale, që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta.

Erion Veliaj qëndron në qeli prej 10 shkurtit të këtij viti. Pas refuzimit të kërkesës së tij për zbutje të masës, as kundrejt një garancie pasurore, në ditë në vijim avokatët e tij pritet të depozitojnë rekurs në Gjykatën e Lartë. (A2