Nga rrjeti i drogës, te tentativa për vrasje, kush janë autorët e plagosjes në Tiranë

0
582

Në pranga për plagosjen e Aleksandër Nikolli 27 vjeç dhe Xhulio Vellës 25 vjeç pasditen e djeshme në kryeqytet ka rënë Fatjon Palushi, Daniel Manushi, dhe njëri prej të plagosurve Nikolli, ndërkohë që është shpallur në kërkim Islam Xhetani.

Ky i  fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. I riu ka qenë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli pasi Gjykata e Matit, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje mbetur në tentative kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Në 2016 është bërë ekstradimi i tij nga Sofia/Bullgari, ku u bë i mundur arrestimi i  tij.

Jo më pak i  njohur rezulton Fatjon Palushi. Ai është arrestuar në operacionin e qershorit të Komisariatit nr. 2 për prodhim dhe shitje të narkotikëve, ku u prangosën në total 12 të rinj të zonës së ish-Parkut të Autobusëve. Palushi ishte pjesë e grupit që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e ish-Parkut, në rrugën “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”. Në këtë rast Palushi u la në ‘arrest shtëpie’.

Të gjithë të dyshuarit për plagosjen në Tiranë janë me precedentë të mëparshëm penalë. Shkak i ngjarjes së djeshme dyshohet se ka qenë një sherr i momentit, por nuk përjashtohet as mundësia për çështje droge. be.k/