Të gjithë, nga regjisori Spike Lee te këngëtarja Billy Eiles, dolën në rrugë – dhe në Twitter – për të festuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Në një video të shpërndarë në Twitter, regjisori dhe producenti Spike Lee hapi një shishe shampanjë para një turme të ngazëllyer, ndërsa Ariana Grande shkroi në Twitter:
“Unë jam duke qarë. Joe Biden, Kamala Harris faleminderit.”
Aktorja Julia Louis-Dreyfus gjithashtu festoi këtë fundjavë duke postuar një foto të zëvendëspresidentes së zgjedhur Kamala Harris dhe duke shkruar: “Zëvendëspresidenti nuk është më një personazh i trilluar.Demokracia duron. Urime Presidentit tonë të zgjedhur Joe Biden dhe zëvendëspresidentes së parë grua Kamala Harris.”
Billy Eiles festoi përmes një video, duke thënë: “Kjo është e pabesueshme, unë jam shumë e lumtur”.Aktori i humorit Sacha Baron Cohen shkroi në Twitter: “Donald ju pushoheni nga puna dhe e dini që ju ofrova një punë. Por performanca juaj javën e kaluar ishte tragjike dhe e trishtueshme. Oferta u anulua”.
Ndërsa këngëtarja Barbra Streisand shkroi: “Urime për Joe Biden, Kamala Harris dhe vendit tonë të dashur. Ndershmëria dhe integriteti kanë fituar” duke e shoqëruar me videon e këngës së saj “Happy Days Are Here Again / Get Happy.”
Cher shkroi një mesazh të mbushur me emoji: “Nuk mundem ta besoj, jam aq shumë e lumtur. Do të ishte e lehtë të postosh foto dhe karikatura të tmerrshme të Trump, por duke njohur Joe, i cili me të vërtetë do të jetë President i të gjithëve, megjithëse duket kaq joshëse, për respekt për Joe nuk do ta bëj.”
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar pamje nga atmosfera festive në Hollywood Hills ku ajo jeton.Ajo thotë se njerëzit po bërtasin për Biden dhe se Los Angeles është shumë i lumtur në këto momente.
“Ky është Hollywood Hills në këto momente! Njerëzit duke brohoritur për Biden. Los Angeles është shumë i lumtur tani”, ka shkruar këngëtarja e njohur me famë botërore.