Nga sot, 1 qershor, nuk ka më green pass për të hyrë në Itali

0
107

Ndër masat e tjera lehtësuese anti-Covid, Italia ka parashikuar heqjen e maskës shëndetësore në ambjente të mbyllura si kinema, teatro, salla koncertesh e pallate sporti, pas datës 25 qershor.

Maska do të vazhdoj të jetë e detyrueshme në strukturat mjekësore si dhe në mjetet e transportit në udhëtim të gjatë.

Detyrimi i prezantimit të Green Pass-it për turistët, vazhdon të jetë në fuqi në disa vemde të Bashkimit Europian si Gjermani, Francë, Spabjë, Portugali.

Vendimi i ri qeverisë italiane synon të ndihmoj sektorin e turizmit, i cili ëdhtë më i godituri nga pandemia mbi dy vjeçare.

Ministri i turizmit Massimo Garavaglia ka komentuar se ky vendim “është mjaft pozitiv e i përshtatshëm në këtë moment, pasi i jep mundësi operatorëve turistikë të jenë në kompeticion të drejtë me vendet e tjera europiane, si dhe do jetë një stimul më shumë për turistët që duan të vizitojnë Italinë”.

Sipas parashkimeve demoskopike gjatë sezonit turistik 2022, do të jenë mbi 92 milionë turistë të huaj që do të zgjedhin Italinë si destinacion turistik, e me një rritje prej 43% në krahasim me 2020 e 35% më shumë ndaj sezonit turistik të 2021.